“Vjeshta letrare e Gjilanit” 2019
HAVZI NELA, POET I QËNDRESËS DHE I KËRKIMIT TË NGULMTË TË LIRISË
Edicioni i dhjetë i manifestimit kulturor tradiiciona, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, që organizohet nga Ars Clubi “Beqir Musliu”, në e radhës, mbajtur më 14 dhjetor 2019, në Bibliotekën e qytetit, mirëpriti dhe vlerësoi poezinë e poetit martir, Havzi nelës, e cila si e plotë u botua falë angazhimit të pashoq, të drejtuesve të Shtëpisë botuese “Klubi i poeziisë ” me seli në Tiranë, Rexhep Shahut e Izet Durakut, të cilët me këtë rast njohën të pranishmit me jetën dhe eveprën e këtij martiri të fjalës së lirë, jeta e të cilit përfundoi në litar më 19 gusht 1988, midis qytetit të Kukësit.
Kontribut të çmueshëm në këtë ngjarje letrare për figurën e Havzi Nelës, si njeri, si poeti e mbi të gjitha si luftëtar i pashoq i kërkimit të lirisë së fjalës e të lëvizjes dhanë edhe shkrimtarët, Skënder Zogaj, Albinë Idrizi, Afrim Demiri e Sabit Rrustemi, i cili edhe moderoi takimin.
Nga të gjithë referuesit, Havzi Nela u cilësua si atdhetar i flaktë i një Shqipërie të tërë, unike dhe të lirë, me liri të fjalës e lëvizjes si dhe respektim të të drejtave të njeriut, duke iu qëndruar stoik këtyre kërkesave deri më ekzekutimin e tij në litar.
Vargje nga opusi poetik i Havzi Nel/s deklamoi artistja e skenës letrare të Gjilanit, Helenë Hajdari.