Ditë e rëndë për Gjilanin në ditën e parë të Ramazanit dhe në #ditën43 të përballjes me Covid-19, pasi i kemi 15 raste të reja pozitive, 7 në Livoҫ të Epërm, 7 në qytet dhe 1 në Kosaҫë.
Rastet janë nga kontaktet me të prekurit e Kamenicës dhe tashmë i kemi indentifikuar kontatet e të prekurve të fundit, derisa familjet janë në karantinë.
E falënderoj ministrin Vitia për mbështetjen dhe së bashku me Komitetin për menaxhimin e emergjencave në Gjilan, jemi në koordinim të plotë për hapat e mëtutjeshëm.