Gjilan

Haziri: Enver Foniqin do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e madh për Dobërçanin, si kryetar i “17 Shkurtit”

 

Gjilan, 4 nëntor 2020 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Foniqi, me rastin e ndarjes nga jeta të ish –kryetari të shoqatës së bashkatdhetarëve të Dobërçanit “17 Shkurti”, me seli në Zvicër, Enver Foniqi. Në telegram, thuhet:

 

“E nderuara familje Foniqi,

 

Të nderuar anëtarë të Shoqatës “17 Shkurti”,

 

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të shoqatës së bashkatdhetarëve të Dobërçanit “17 Shkurti”, me seli në Zvicër, Enver Foniqi.

 

Dalipin do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në të mirë të fshatit Dobërçan, duke realizuar projekte të shumta për jetë më të dinjitetshme për banorët atje.

 

Familje e nderuar dhe anëtarë të shoqatës “17 Shkurti”, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të mirë, punëtor, të ndershëm e të dashur.

 

Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegram.

 

You Might Also Like