Gjilan

Haziri: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndryshim

Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndryshim. Po vazhdojmë takimet me qyetarët deri me 30 nëntor, ku pritet që kryetari i LDK-së, prof. dr. Lumir Abdixhiku, të perfundojë turneun e ndryshimit me gjilanasit.
Ndërkaq, nëse nuk duam ta shohim mungesën e pjesës solemne dhe ceremoniale që po i mungon adresimit vjetor të Presidentes, ku duhet të jenë të gjithë akterët politikë, institucionalë dhe perfaqësues në sallën solemne të Kuvendit të Republikës, aty ku sovraniteti i Kosovës përfaqësohet më së miri përkundër dallimeve dhe ku bojkoti i disa partive ndaj fjalimit të Presidentes po vazhdon, atëherë mund të themi se Presidentja u rreshtua në krahë të aleatëve dhe e konfirmoi izolimin politik ndaj Kurtit dhe bashkëndimtarëve të tij, ku hyjnë edhe ish-koleget e saj, ministra e deputetë.
Thyerja e trojkës institucionale me daljen e Osmani-Sadriut mbi palët brenda dhe rreshtimi i saj në krahë të aleatëve, është dalje në mbrojtje të Republikës së lënduar nga politikat e Kurtit.
Shërimin nuk mund të bëjë askush pos qytetarët e saj, me ndryshimin që duhet ta shkaktojnë.
Atdhe më të mirë nuk ka, por jetë me të mirë ka. Kjo është e mundshme me ndryshimin e madh në formë kryengritjeje më 9 shkurt, duke ndëshkuar këta që Kosovës i sollën depresion të thellë politik e ekonomik, këta që e polarizuan skenën politike, këta që mashtruan e keqinterpretuan realitete me lehtësi të padurueshme, këta që shkaktuan korrupsion masiv në të gjitha nivelet dhe që qeverisjen e konstruktuan në rehatimet në vende pune të kunatave, balldëskave e baxhanakëve.
A po e shihni se ata që e pshtyjnë të kaluaren, nuk premtojnë të ardhmen kurrë?!
Rruga e Re në krye me prof. dr. Lumir Abdixhikun, është shpëtimi. LDK, besë dhe shpresë për Kosovën!
Lutfi Haziri, kryetar i degës së LDK-së në Gjilan

You Might Also Like