LAJME

Haziri: Gjilani ka bërë zgjidhje për varrezat e reja të qytetit për 100 vitet e ardhshme

Gjilan, 6 korrik 2018 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar kryeministrin e Republikës, Ramush Haradinaj, për aprovimin e kërkesës së Komunës së Gjilanit për kthimin në pronë të Komunës të parcelave, me qëllim të sigurimit të lokacionit të ri për varrezat e qytetit në Velekincë.

“Me miratimin e kësaj kërkese nga ana e qeverisë tashmë kemi bërë zgjidhje për varrezat e qytetit për 100 vitet e ardhshme”, ka thënë Haziri.

Përndryshe, lokacioni i ri i varrezave të qytetit ka sipërfaqe prej afro 11 hektarëve.

You Might Also Like