Gjilan

Haziri: Gjilani ka ditur që dallimet politike t’i shkrijë kur ka qenë interesi madhor

Në Gjilan situata është pak më ndryshe. Dallimet politike kemi ditur gjithmonë t’i shkrijmë kur ka qenë interesi madhor. I falënderoj kuvendarët, të cilët në formë unanime, pozitë-opozitë, miratuan pakon e masave lehtësuese për bizneset, pas gjendjes së rënduar si pasojë e pandemisë #COVID19.
Pakoja ka të bëjë me lirimin nga pagesa për këtë vit të të gjitha bizneseve që kanë në shfrytëzim hapësira komunale dhe që i përdorin ato për nevoja biznesore, lirimin nga pagesa për pranim teknik të lokalit për bizneset e reja si dhe lirimin nga pagesa e qirasë mujore për vitin 2021 të bizneseve që shfrytëzojnë lokale në pronësi komunale, përfshirë edhe banesat.
May be an image of 1 person, sitting and standing

You Might Also Like