Gjilan

Haziri: Gjilani po bënë zgjidhje për të rinjtë e të rejat

 

 

Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, ka thënë se ky qytet po u krijon perspektivë gjeneratave të reja. Kreu i Gjilanit, që ka ka pritur shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, në faqen e tij në facebook ka shkruar:

 

Përderisa qytetet tjera i ka prekur migrimi, ne në Gjilan po bëjmë zgjidhje për të rinjtë e të rejat. Bashkë me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, u ndiem tepër mirë teksa 100 të rinj e të reja nga regjioni ekonomik i Lindjes së Kosovës, të cilët janë përfitues përmes Komunës, nënshkruan marrëveshje për praktikë pune me pagesë, si mundësi e jashtëzakonshme e punësimit afatgjatë. Gjilani në sektorin publik dhe privat ka përfituar 14 milionë euro nga programet financiare të BE. Faleminderit!

You Might Also Like