LAJME

Haziri: Nënshkrimi i marrëveshjes milionëshe për impiantin dhe ujërave të zeza, lajm i madh për Gjilanin

Komuna e Gjilanit ka shkaktuar progres në të gjitha fushat, ndërsa detyrë e bordit mbetet që brenda këtij viti të kryhen hartat zonale, e cila është edhe baza kryesore e zhvillimit lokal ekonomik, që këto vitet e fundit është dominante industria e ndërtimit, mirëpo duhet bashkërisht të punojmë edhe në fushën e agro-biznesit.

Kështu ka thënë kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, në mbledhjen me bordin e drejtorëve të mbajtur të hënën.

Haziri ka thënë se lajm shumë i mirë ishte nënshkrimi i marrëveshjes për grantin e madh që nënkupton investimin në trajtimin e ujërave të zeza, kolektorët dhe impiantin në Komunën e Gjilanit, e që janë grant nga Banka Evropiane për Zhvillim, ndërsa garantues është Qeveria e Kosovës.

“Është projekti i fundit i madh të cilin kemi arritur ta buxhetojmë, sepse me buxhetin e vitit 2019, ne kemi buxhetuar të gjitha projektet tjera që lidhen me infrastrukturë për ndërtimin e rrugëve, infrastrukturë nëntokësore, pastaj investimin në institucionet shëndetësore, kulturore e deri te ndërtesa e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. Sot nuk ka asnjë projekt madhor të pa buxhetuar. Autostrada, si projekti më kapital, pastaj impianti i ujërave të zeza në vlertë prej 35 milionë euro, deri tek rrugët e fshatrave dhe vendbanimeve që nga Burinca, Bukoviku, Kokajt, pastaj lagjet e vogela si Jabuqët në Livoç të Epërm, Shasivart në Bresalc dhe vendbanime të tjera që ne kemi marrë zotime dhe i kemi vendosur në kuadër të programit”, ka thënë kryetari Haziri.

Kreu i Gjilanit pohoi se lajmi tjetër i mirë për qytetarët e Gjilanit është nënshkrimi i kontratës për fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës Gjilan-Prishtinë në gjatësi prej 7.1 kilometra dhe njëkohësisht edhe vazhdimin e punimeve në rrugën Gjilan-Kllokot, që krijohen lidhje të shpejta dhe standarte Komunat fqinje.

Gjithashtu, sipas Hazirit, trajtimi i pronës komunale (uzurpatorëve), objekteve të komunës, lokaleve që Komuna i ka dhënë në shfrytëzim, e deri te gjelbrimi dhe pastrimi i ambientit, do të trajtohen me kujdes dhe gjithmonë në kuadër të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së interesit të qytetarëve.

Kryetari Haziri gjithashtu ka falënderuar të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit që kanë qenë lojal gjatë gjithë kohës dhe mbështetës të politikave qeverisëse të Gjilanit, sikurse edhe për pagesa të taksave, duke shënuar rekorde në Kosovë.

You Might Also Like