Strukturat e LDK-së në Gjilan, bashkë për hapjen e fushatës zgjedhore dhe fillimin e ndryshimit të madh për Kosovën, në kujtesë dhe respekt deri në përulje për heronjtë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, të cilët më 11 janar 1984, u kryengritën dhe u sakrifikuan për lirinë dhe bashkimin e shqiptarëve.
Kandidatët për deputetë nga LDK e Gjilanit janë përfaqësuesit më kredibilë, për një Gjilan e Kosovë ndryshe. Me Lumirin Kryeministër, për marshin e ndryshimit.
Në Gjilan nuk ia falim asnjë minutë qeverisjes që po flet jerm për projektet zhvillimore të Gjilanit.
Këtë të shtunë, me fillim në orën 15:00, mblidhemi tek palestra e sporteve “Bashkim Selishta-Petriti”, për t’u nisur në tubimin madhështor të hapjes së fushatës elektorale në Prishtinë, në Pallatin e Rinisë, në ora 17:00.