Gjilan

Haziri: Nga nesër, punëtorët e shtetit nuk do të mund të hyjnë në vendet e punës pa konfirmim të vaksinimit, test PCR apo test rapid

Haziri: Nga nesër, punëtorët e shtetit nuk do të mund të hyjnë në vendet e punës pa konfirmim të vaksinimit, test PCR apo test rapid

 

Gjilan, 6 shtator 2021 – Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e kryetarit, Lutfi Haziri, ka mbajtur takimin e radhës për vlerësimin e situatës së ballafaqimit me këtë virus.

Kryetari Haziri ka bërë të ditur se deri tani 49131 gjilanas janë vaksinuar, derisa sërish u ka bërë apel qytetarëve që të vazhdojnë të vaksinohen, si e vetmja mënyrë e parandalimit të më të keqes.

Ndërkaq, kreu i Gjilanit ka nxjerr sot vendimin se nga nesër, (7 shtator 2021), punëtorët e shtetit, përfshirë shërbyesit civilë, zyrtarët publik, mjekët, infermierët, mësimdhënësit, zjarrfikësit, punëtorët teknikë etj., nuk do të mund të futen në vendet e tyre të punës pa konfirmim të vaksinimit, test PCR apo test rapid antigjen.

Ndryshe, gjendja e përgjithshme në Gjilan prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 26111 mostra, 9331 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 8160 janë shëruar, 174 persona e kanë humbur betejën, 998 raste janë aktive, 49131 deri tani janë vaksinuar, të hospitalizuar janë 111 pacientë, ndërkaq 146 mostra janë në pritje për rezultat.

You Might Also Like