Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, ka theksuar se Komuna e Gjilanit me të gjitha kapacitetet e saj po intervenon në qytet e fshatra për t’i hapur rrugët. Sipas tij, në këtë moment po intervenohet në fshatrat e Grykës së Karadakut, duke iu mundësuar qytetarëve qarkullim të lehtë.
Haziri ka apeluar te të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe ata cilët hasin në vështirësi të kontaktojnë shërbimet emergjente: 112, 193 dhe 044146738. “24 orë në shërbim të popullit!”, ka thënë Haziri.