Gjilan

Haziri takon kryetarin e Odës Ekomike Indiano-Kosovare për mundësitë e bashkëpunimit në zhvillimin ekonomik, arsim e shëndetësi


Gjilan, 21 tetor – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, I shoqëruar nga nënkryetari Arbër Ismajli dhe drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Valbona Tahiri, ka pritur në takim pune kryetarin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra.

Në takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në zhvillim ekonomik, në arsim, shëndetësi e resorë të tjerë.

Kryetari Haziri e ka falënderuar z. Mishra për vizitën dhe ofrimimin e mundësive për bashkëpunim e investime direkte, e do që do ndikonte në zhvillim ekonomik lokal, e më mundësi të rritjes së numrit të punëtorëve.

Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen e ngrohtë, ndërkaq ka shfaqur shpresën se në të ardhmen e afërt do t’i konkretizojnë bashkëpunimet në fushat e sipërpërmendura, në interes të vendeve.

You Might Also Like