Humberto Lopes dhe klubi ACGF kanë ndihmuar me pajisje sportive Shkollën e Futbollit Koha, e cila vepron në Gjilan dhe drejtohet nga ish-lojtari i njohur e tashti trajneri dhe analisti sportive, Arben Zeqiri.
Siç ka theksuar Zeqiri, ai ka falënderuar me shumë konsideratë z. Humberto Lopes dhe klubin “ACGF-club“ që u kanë dërguar këto paisje sportive, të cilat do të barten në stërvitje dhe lojë nga futbollistët e Shkollës së Futbollit Koha.
Ai ka thënë t’u jenë dhuruar pesë palë fanela, shortse e çorape (të ndryshme), komplete të madhësive të ndryshme për futbollistët e grupomoshave të ndryshme, pastaj mbi 30 çanta sportive ashtu, për t’i futur pajisjet sportive në to. Gjithashtu u janë dhuruar mbi 20 palë trenerka për stërvitje.
Donatori quhet Organizata apo klubi Association Cantonale Genevoise de Football.
Zeqiri ka thënë se së shpejti do të organizojnë një ndeshje miqësore me bashkëmoshatarët e bashkëkombësit tonë që jetojnë në Zvicër.
“Faleminderit ACGF club me seli në Gjenevë të Zvicrës”, ka thënë ish-futbollisti e trajneri Arben Zeqiri, i cili pos donatorëve, nuk ka lënë pa falënderuar edhe Hysen Kryeziu, të cilin sa ishin nxënës e kishte edhe shok klase, i cili ka sjellë këto donacioni për këtë fëmijë-futbollistë. /kryelajmi.com/.