Komisioni Komunal i Komunës së Gjilanit, ka dorëzuar përmbledhjen e punës në Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL).
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tregon se bashkë me një pjesë të komisionit komunal për dokumentimin e krimeve të luftës, pritën në takim Atdhe Hetemin nga Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.
I pari i komunës, theksoi se i dorëzuan përmbledhjen e punës së gjatë të komisionit komunal.
Më tej ai shtoi se ndërkohë, do të përgatisin edhe dokumentacionin e plotë që të dorëzohet në IKKL.
“Dokumentimi i krimeve të luftës është një detyrim ndaj kujtesës sonë si popull dhe ndaj kërkesës sonë për drejtësi”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hysen