Sot, në ditën e dytë të festimeve të Nëntorit, patëm aktivitete të bukura dhe me plot kuptim në Gjilan.
Fillimisht, vizituam Panairin e Artizanatit dhe produkteve vendore, ku u nderuan mjeshtrit tanë të artizanatit dhe u mbështetën produktet lokale.
Më pas, zhvilluam një ligjëratë në Shkollën “Musa Zajmi”, duke theksuar rëndësinë historike të 28 Nëntorit. Vizituam gjithashtu Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gjilan, ku pata nderin të jem i shoqëruar nga Zëvëndësministri i Mbrojtjes – z.Shemsi Syla, deputetë dhe asambleistë. Aktivitetet u përmbyllen me një koncert festiv në nderim të 28 Nëntorit.
Një ditë e mbushur me emocion, bashkëpunim dhe krenari kombëtare! 

Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit