Gjilan

Hyseni: Rruga e Përlepnicës, ka marrë një pamje edhe më të bukur

default

Është përuruar rruga nga dalja e qytetit në Gjilan deri te Bunari i Përlepnicës.
Në përurim ishin edhe ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, bashkë me kryetarin e Gjilanit Alban Hyseni, zv ministrin Hysen Durmishi, nënkryetaren Leonora Morina Bunjaku, deputetë nga Kuvendi i Kosovës dhe këshilltarë e zyrtarë komunalë.
Ministri i Infrastrukturës, tha se në kuadër të projektit të zgjerimit të daljes nga qyteti i Gjilanit. Kjo rrugë është e një rëndësie të veçantë për qytetarët e Komunës së Gjilanit dhe jo vetëm.
Liburn Aliu, tregoi se projekti në vlerë prej 3 milionë eurosh përveç rrugës me gjatësi 2900m me katër korsi përfshinë edhe shirit të biciklistëve, trotuar në të dyja anët, kanalizim kabllor, fekal e atmosferik, ndriçim në mes dhe sinjalizim.
Kryetari Alban Hyseni, tha se pas përurimit u ndezën edhe dritat.
“Rruga e Përlepnicës, ka marrë një pamje edhe më të bukur me ndriçimin e vendosur aty”, tha Alban Hyseni.
I pari i komunës, shtoi se çdo ditë po punojnë me intensitet të lartë për Gjilanin që ne duam dhe ritransformimi edhe i rrugëve i ka dhënë pamje tjetër komunës tonë.
Kryetari Hyseni, ka ndarë edhe pamjet e ndezjes së dritave.

You Might Also Like