I DHASHË PAK ZEMËR
Avdush Canaj
S`pata çka t`i jap lypësit
në dorën e shtrirë
I dhashë pak zemër
do ta bëjë Zoti mirë
Cilën ditë athua
më pyeti i kapitur
Nesër a pasnesër
edhe sa duhet pritur
Edhe sa, o vëlla
Para meje ra një gjeth
edhe atij shpirti iu rrëqeth