Futboll

Idrizi: Po zhvillojmë ndeshje të mira

Shpëtim Idrizi, kryetrajner i Trepçës ’89

“Them të drejtën se Trepça ’89 jo vetëm ndaj Gjilanit, por realisht jemi duke zhvilluar ndeshje të mirë ndaj çdo skuadre. Ndeshjet paraprake ne e kemi mundur vetën shkak edhe disa mungesa të lojtarëve, ndërsa sot jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve dhe i lumtur për fitoren, gjithashtu jam i lumtur edhe pse nuk pësuam gol, pasi është mirë për ndeshjet në vazhdim të kampionatit”, deklaroj Idrizi, duke vazhduar:

“Faktikisht nuk e kemi lluksin e skuadrave tjera me lojtarë rezerve, por pavarësisht asaj Trepça ’89 e ka një të mirë që po i beson lojtarëve të rinjë dhe jam i lumtur me paraqitjen e titullarve por edhe lojtarëve që u aktivizuan më pas. Trepça ’89 gjithmonë ka zhvilluar lojë për toke me pasime të shkurta, na nuk e aplikojmë asnjëherë lojën me pasime të gjata, une mendoj se jemi duke vazhduar lojë të mirë dhe ambiciet tona janë të zhvillojmë ndeshje të mira, për të marrë pikë sa më shumë në kampionat”, përfundon Idrizi.

 

You Might Also Like