Sportet luftarake

Leotrim Rexhepi, xhevahir i boksit gjilanas

  Shkruan: Sylejman Ismajli

Boksit të Kosovës dhe qytetit të Gjilanit, tani e një kohë të gjatë i ka munguar një boksier siç është boksieri nga Pogragja e Gjilanit, Leotrim Rexhepi, i cili është një “xhevahir” i sportit e që fatkeqësisht nuk po çmohet aq sa duhet.

Rexhepi deri tani ka zhvilluar katër meçe në boksin profesionist, duke arritur tri fitore dhe një barazim.

Mbrëmë në Kolding të Danimarkës, Rexhepi zhvilloi ndeshjen e tij të katërt, ku për kundërshtar kishte boksierin nga Afganistani, me nënshtetësi daneze, Nesar Kunduzi, duel, të cilin arbitrat e shpallën pa fitues.

Boksieri 24- vjeçar edhe njëherë dëshmoi se është një boksier i madh i ringut, ku gjatë katër raundeve ishte më i mirë se kundërshtari, por në fund arbitrat për çudi vendosën që ky meq të shpallet i barabartë.

Leotrim Rexhepi, është një “Xhevahir” i sportit në Gjilan dhe duhet të ketë mbështetjen e të gjithëve, pasi shumë shpejt Leo do t’i arrijë majat e boksit profesionist.

Duelin në Danimarkë, Rexhepi, nuk do të mund ta zhvillonte pa ndihmën e sponsorëve, të cilët meritojnë një falënderim dhe respekt të veçantë – siç janë: AR KATANA, EL BAU, DEMIRI, DEA e TAFA-S.

Meritë të jashtëzakonshme për sukseset e Rexhepit, ka trajneri i tij, Musli Zymberi dhe menaxheri Albi Sorra.

Faleminderit që po na bënë krenar Leo. Përpara Kampion!/kryelajmi.com/

You Might Also Like