Afaristi i njohur në shtetin e Gjermanisë dhe njëherit anëtar i kryesisë së degës AAK në Gjilan e Diasporë, Ilimi Mustafa, ka përkujtuar heroin Enver Haradinaj, në ditlindjen e tij, duke theksuar se Enveri në fëmirin e tij u bë luftetar i lirisë. “Enveri në moshën e tij të re u bë luftëtar i lirisë në radhët e UCK-së, duke ja dhuruar rinin e vet, lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së vendit tonë të shtrenjtë. Për këto vlera të larta sublime, ai luftoi e sakrifikoi duke e bërë krenar popullin shqiptarë. E nderuara familje Haradinaj, të jetoni e ta kujtoni gjithmonë me krenari kontributin e djalit tuaj në rrugën e lirisë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës së lire”, thekson në përkujtimin e tij, Ilmi Mustafa.