Gjilan

Inspeksioni në Gjilan dënon tetë biznese

Drejtoria e Inspeksionit vazhdon kontrollin për lirimin e hapësirave publike.

Gjatë një aksioni të ndërmarrë nga Drejtoria e Inspeksionit për lirimin e hapësirave publike në rrugën 15 qershori është tërhequr vërejtja për largimin e mallit dhe të njëjtit nuk kanë ndërmarrë masa për lirim.

Si rezultat janë dënuar 8 biznese për nxënien e hapësirave publike.

Do të vazhdojmë edhe më tutje deri në eliminimin e tërësishëm të këtyre praktikave të cilat përbëjnë rrezik për qytetarët po ndikojnë në mbarëvajtjen e komunikacionit.

You Might Also Like