Klubi futbollistik FC Drita dhe traineri Ardian Nuhiu, sot kanë ndarë rrugët, kjo pas eliminimit të skuadrës gjilanase nga Kupa e Kosovës shkruan Radio Star.
FC Drita pësoi humbje nga skuadra e Lirisë së Prizerenit me rezultat 1 me 2, pas kësaj humbje skuadra gjilanase përmes një konference, ka treguar se bashkëpunimi mes skuadrës dhe trainerit nga Shkupi, tanimë ka përfunduar.
Tifozët “Intelektualë”, përmes një statusi në ‘facebook’, kanë shprehur falemnderimin e tyre ndaj trainerit Nuhiu.
Shkrimi i plotë i “Intelektualëve”:
Çdo fillim ka mbarim dhe çdo epokë e ka fundin e saj, por epoka me Ty do të mbetet nga më të suksesshmet në historinë e klubit tonë të zemrës FC DRITA.
Faleminderit Maestro, për punën, profesionalizmin dhe arritjen e synimeve së bashku për gati katër (4) sezone. Kënaqësia ishte edhe e jona!