𝐃𝐢𝐞𝐧𝐢𝐭 𝐈𝐬𝐮𝐟𝐢 do të 𝐯𝐢𝐬𝐡𝐞𝐭 𝐛𝐚𝐫𝐝𝐡𝐞𝐠𝐣𝐞𝐥𝐛ë𝐫 për ekipin e Dukagjinit. Kështu ka njoftuar klubi klinas që ka njoftuar adhuruesit e vet se ata prezantojnë lojtarin më të ri, Dienit Isufi, i cili u bashkohet për stinorin pranveror.
“Me aftësitë e tij dhe përkushtimin për lojën, jemi të bindur se ai do të jetë një aset i madh për ekipin tonë.
Dieniti ishte pjesë e Dritës gjatë gjysmës së parë të sezonit.
Mesfushori 21-vjeçar është bashkë me ekipin tonë në fazën përgatitore në Turqi dhe mezi presim ta shohim duke dhënë maksimumin e tij në fushë për ngjyrat “bardhegjelbër”.
Mirë se erdhe në familjen tonë, Dienit Isufi!”, thuhet në komunikatën e KF Dukagjini.