Betimi Halimi është portier i ri i skuadrës së Superligës së Kosovës në futboll, Suhareka.
Klubi ka bërë të ditur për transferimin e Halimit në faqen zyrtare.
“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje transferimi me portierin BETIM HALIMI i cili është përforcimi ynë i ri”, ka njoftuar Suhareka.
Halimi 28-vjeçar së fundi ishte pjesa e Gjilanit, ndërsa më herët ka luajtur për Dritën, Hajvalinë, Trans Narvan në Estoni, Olimpik Donetskun në Ukrainë, po ashtu për Prishtinën dhe Kukësin.