Enea Koliçi largohet nga Ballkani
Ka qenë klubi suharekas që ka konfirmuar prishjen e kontratës me marrëveshje të dyanshme
Njoftimi i plotë nga FC Ballkani
Tifozë të dashur,
Me marrëveshje të dyanshme, kemi arritur dakordim me portierin Enea Koliçi, ta mbyllim ciklin e bashkëpunimit.
Me konsideratë të thellë dhe falenderim për kontributin e tij të madh në sukseset tona, Eneas i urojmë më të mirat në jetë dhe suksese në futboll.
Emri i Koliçit tashmë është gdhendur në trofetë e përbashkëta e në rrugëtimet tona evropiane, sikurse edhe në zemrat e tifozëve tanë.