Muamer Svraka është përforcimi më i ri i skuadrës së Gjilanit. Mesfushori 31 vjeçar nga Bosnja dhe Hercegovina ka arritur marrëveshje me klubin ‘kuqebardh’ teksa pritet shumë shpejtë të zyrtarizohet si futbollist i kësaj skuadre, raporton ekskluzivisht Gazeta “SHESHI”.
Svarka i cili luan në rolin e mesfushorit të qëndrës, por që di ta bëjë mirë edhe pozitën e mesfushorit të avancuar vjen nga kampionati maltez, përkatësisht nga skuadra Birkirkara FC, me të cilën u paraqit në edicionin e fundit.
Karriera e tij është mjaft e pasur dhe përvoja e tij pritet që ti ndihmojë gjilanasit në objektivat për stinorin pranveror.
Hapat e parë i nisi në skuadrën e Zeljeznicar në Bosnje për të vazhduar më pas te skuadra tjetër boshnjake te Travnik.
Vitet e arta të karrierës së tij ai i kaloi në futbollin kroat dhe atë polak, ndërkohë që ka luajtur edhe në Iran, Estoni, Sllovaki dhe së fundmi në Matlë.
Svraka është përforcimi i tretë i Gjilanit në afatin kalimtar të janarit, pas ardhjeve të sulmuesve Sebino Plakut dhe Darko Nikaç.
/Gazeta Sheshi/