Futboll

Isufi: Panevojshëm ramë nën presion

Bekim Isufi, kryetrajner i Dritës që në tridhjetë ndeshje e ka udhëhequr ekipin e tij pa humbje, më në fund u mposht edhe atë në fushë të vet, pa praninë e shikuesve.

Isufi ka thënë se do të ulen e të analizojnë lojën dhe t’i shohin mangësitë që i patën. Ai tha:

“Secila ekip vije që të jap maksimumin. Ne u desh që në pjesën e parë t’a vendosim lojën, por një gjë të tillë nuk e bëmë. Më pas ramë në një presion, në të cilin nuk është dashur të bimë. Nëse ia analizojmë golat, ata iu dhuruan ekipit kundërshtar. i pari ndodhi pas një gabimi në mbrojtje, i dyti me fajin e mbrojtësit tonë, derisa i treti erdhi kur ne me ngulm po kërkonim barazimin. Ndoshta është më mirë që dështuam tash se sa që të dështonim atëherë kur nuk bënë. Është fillimi i kampionatit”, ka thënë Bekim Isufi, kryetrajneri i Dritës.

You Might Also Like