Gjilan

Ja çfarë thekson Alban Hyseni para seancës së Asamblesë Komunale

Në prag të seancës së Kuvendit Komunal, si reagim e përgjigje në situatën e krijuar, shprehim, për të disatën herë me radhë, vullnetin e gatishmërinë tonë për tejkalimin e situatës së prodhuar.
Sipas kërkesave tashmë të bëra publike nga opozita, pavarësisht që nuk kanë fare ndërlidhje direkte me buxhetin dhe bartjen e mjeteve nga viti i kaluar, jemi të gatshëm që të përgjigjemi pozitivisht në kërkesat e tyre.
Bllokada e sajuar artificialisht, skenaret e përgatitura tashmë nga opozita e bashkuar, me qëllim që të nxjerrë keq qeverisjen tonë, krejt në fund, dëmtojnë qytetarët tanë e Komunën tonë.
Ju bëj thirrje të gjithë përfaqësuesve politik në Komunën tonë, që të lënë pas inatet e grumbulluara prej kohësh e vitesh, të mbështesin qytetarët e Komunën.
Për Gjilanin, për qytetarët tanë!

You Might Also Like