Futboll

Ja kush do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Gjilani – Drita

Xhiro e 34-të në elitën e futbollit kosovar pritet të jetë e zjarrtë.

Padyshim që vëmendja më e madhe është në duelin Gjilani – Drita, apo siç njihet ndryshe si derbi i Anamoravës.

FFK tanimë ka deleguar gjyqtarët për këtë xhiro dhe Gramos Shala do ta ndajë drejtësinë në derbi me ndihmësit Fatlum Jashari e Hekuran Osmani.

Drita para kësaj xhiro është në pozitën e parë sa ka edhe Ballkani i Suharekës, kurse Gjilani është në pozitën e tretë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like