Futboll

Ja kush do t’i drejtojë ndeshjet Drita – Arbëria dhe Besa – Gjilani

Ka mbetur edhe xhiroja e fundit për t’u zhvilluar në Superligën e Kosovës në futboll.

Tashmë janë bërë edhe delegimet e gjyqtarëve për këtë xhiro e cila pritet të jetë e zjarrtë sa i përket daljes në garat evropiane dhe luftës për mbijetesë, shkruan Gazetasheshi.com

Në ndeshjen mes Prishtinës dhe Ballkanit, drejtësinë do ta ndaj gjyqtari gjilanas, Mervan Bejtullahu, me asistentët Alban Ejupi, Gzim Mehmeti dhe gjyqtar i katërt Valbon Hoxha.

Foto: Shpend Ahmeti

Në ndeshjen mjaftë të zjarrtë në Gjilan mes Dritës dhe Arbërisë, “bilbili” kryesor i është besuar gjyqtarit Visar Kastrati me asistentët Granit Hyseni, Meriton Berisha dhe gjyqtar i katërt Alban Shala.

Të gjitha ndeshjet e javës së 36-të zhvillohen ditën e diele me fillim nga ora 15:00.

Më poshtë i gjeni delegimet e plota: /Gazeta Sheshi/

 

You Might Also Like