Numri i njëzet i revistës letrare – kulturore AGMIA, numër jubilar, thuaja, i mbështetur financiarisht nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht nga Njësia për Kulturë, Rini dhe Sport, në kuadër të Manifestimit Kombëtar të Kulturës “Flaka e Janarit” 2017, posa ka dalur nga shtypi.
Ashtu dhe si ishte paralajmëruar, ky numër i “Agmisë”, organ i Ars Clubit “Beqir Musliu”, hapet me poezinë e Agron Tufës, fituese e sivjetme e Çmimit “Pena e Flakës”, “Tregjet e lotëve. Më pas, paraqitet vendimi i Jurisë së konkursit anonim letrar ( Anton Nikë Berisha, Alektë Spahiu e Mehmetali Rexhepi) për krijimet e shpërblyera në poezi e në prozë, të cilat dhe botohen, sipas çmimeve.
Prijnë dy krijimet e vendeve të para, në poezi e në proze që autore kanë Irena Gjonin nga Saranda. Pastaj botohet poezia fituese e vendit të dytë, me autor Fadil Lepajën. Dy tregimet që ndajnë vendin e tretë, “Aromë bujarie” nga Linditë Doda (Tiranë ) dhe “Te qershia e kuqe” nga prozatori gjilanas, Muhamet Halili si dhe poezia e vendit të tretë, “Lyra” me autoren vushtriase, Ermira jusufin.
Pas krijimeve të shpërblyera, pasojnë disa përkushtime poetike për figurën e kreshnikut të Karadakut, Idriiz Seferit, të cilit i dedikohej “Flaka e Janarit” 2017, të shkruara nga shkrimtarët, Ibrahim Kadriu, Nehas Sopaj, Sabit Rrustemi, Xheladin Rexhepi, Nexhat Rexha e Bilall Maliqi.
Numri i 20-të jubilar i revistës letrare – kulturore “AGMIA” sjell edhe disa nga krijimet konkuruse të “Flakës së Janarit”, të cilat u propozuan për botim nga ana e Jurisë si dhe u deshifruan në ndërkohë, nga autorët Ramadan Mehmeti ( Nata dhe dashuria – tregim ),Edonë Haliti ( Nese -r mujmë me u que ma vonë se malli – poezi), Bujar Salihu ( Gjysma ime – poezi ), Agim Bajrami ( Në liqenin e Lasgush Poradecit – poezi ) dhe e Elife Sheriifit ( Melodi e përsëritur – prozë ).
Përveç këtyre krijimeve origjinale, nuk mungojnë as poezitë e Orës së madhe letrare “Pena e Flakës” nga autorët, Sarë Gjergji ( Ah, Beqë, Beqë ), Lisandri Kola ( Me bujtë ), Sadik Bejko ( Kobra, mbretëresga, pushteti ), Ragip Sylaj ( Letër e re e engjullit tim mbrojtës ), Helenë Halilaj ( 17 ), Gëzim Muqolli ( Epikë heshtjes ), Gentiana Ramadani ( Heshtja vret ), Fatime Kullit ( Unazave të heshtjes ), Rabije Bytyqi ( Sfilitja ), Sinan Sadiku ( Shtëpia, oxhaku ), Belfjore Qose ( Sakramenti ), Selvete Abdullahu ( Në brendinë e shpirtit tim ), Linditë Ramushi Dushku (Lojë e orëve ), Odise Plakut (I tradhtuar ), Nuhi Sadiku ( Terri është qefini im ), Arsim Halili ( Morfologji e ngjizur ), Manjolla Brahaj ( Kush jemi ne ), Elida Rusta (Rozafë e re ), Sadije Aliti (S’të mbaj mëri ), Rexhep Hasani ( Shtrati i shpresës ) dhe Fahredin Shehu ( Kur buzëqeshja lind dashurinë ).
Ky numër i revistes “Agmia”, me gjithsejt 144 faqe, më voluminozi deri më tash, përmbyllet me vështrimin letrar të prof.dr. Anton Nikë Berishës, “Poezi e mesazheve tronditëse”, rreth poemës së Radovan Zogoviqit, “Ardhësit&Këngët e Ali Binakut” dhe me një kronikë përmbledhëse për Manifestimin Kombëtar të Kulturës, “Flaka e Janarit” 2017 , duke i shpërfaqur në ballinë edhe dy krijime të shpërblyera të artit pamor, atë të Skënder Iidriizit si dhe të Sabri Beqirit.