Gjilan

Ja sa deputetë do t’i ketë Gjilani në Kuvendin e Kosovës

Në përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, në bazë të rezultateve që janë publikuar del se komuna e Gjilanit në shtëpinë më të madhe të vendit do të përfaqësohet me 8 deputetë. Nga tre deputetë i kanë nxjerrë VV (Sami Kurteshi, Besa Baftiu, Ismajl Kurteshi)  dhe LDK (Valentina Bunjaku – Rexhepi, Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, një AAK (Ahmet Isufi) dhe një PDK (Zenun Pajaziti). Në bazë të përfaqësimit gjinor do të jenë pesë deputetë meshkuj dhe tri deputete femra, kurse në bazë të votave të publikuara del se jashtë listës kanë mbetur tri deputete femra që pandehej se kanë marrë besimin për të qenë deputete e ato janë Valdete Bajrami e Nisma, Leonora Morina – Bunjaku e PDK-së dhe Labinotë Demi – Murtezi e AKR-së. Gjithsesi se kombinatorikat e krijimit të qeverisë mund të nxjerrin edhe ndonjë deputetë nga Gjilani.

 

You Might Also Like