SPORTI

Jon Doda, i riu që po shkëlqen në karting

Automobilisti i ri nga Gjilani, Jon Doda, është kampion i Kosovës në disiplinën e kartingut në dy gara, klasa 1 dhe 2, të grupmoshave U-17, duke dëshmuar kështu se ai është e ardhmja e këtij sporti në Kosovë. Jon Doda, në klasën 1 doli para Baran Karabegut dhe Endrit Tytunxhiut, derisa në klasën 2, ai doli para Baran Karabegut dhe vajzës nga Gjilani Sema Mehmeti.

Këto gara u zhvilluan në kuadër të Kampionatit të Kosovës në automobilizëm për vitin 2022, garë kjo që është përmbyllur në mënyrën më të mirë.
Të dielën, në Gjilan, janë mbajtur dy gara në disiplinën e kartingut, në të cilën disa nga pjesëmarrësit treguan shkathtësi për çdo lëvdatë, duke dëshmuar se janë e ardhmja e ndritur e auto sportit të Kosovës.
Garat u zhvilluan në grup-moshat 8-10, 11-14, 15-17 dhe mbi 18- vjeçare, ndërsa pjesëmarrës ishin 27 garues, njofton Federata e Auto Sportit e Kosovës.
Rion Tytynxhiu, Doan Karabeg, Dior Rysha, Dren Mariqi, Alp Ruani, Gëzim Hoti, Blendion Rafuna, Jon Doda, Alman Ibrahimi, Agis Kaquri, Kanita Mehmeti, Leonis Rexhepi, Baran Karabeg, Endrit Tytynxhiu, And Zymberi, Ammar Mitrovica, Sema Mehmeti, Berk Peqani e Art Abazi treguan nivel të lartë të disiplinës sportive, dashurinë për auto sport e mbi të gjitha edhe talentin e tyre.
Federata e Auto Sportit e Kosovës e falënderon edhe stafin e F1 Gokart për bashkëpunimin e mirë gjatë këtij viti.

 

You Might Also Like