Ndeshja ndërmjet Besës së Pejës dhe Dritës së Gjilanit, e vlefshme për xhiron e trembëdhjetë të Superligës së Kosovës në Futboll do të zhvillohet këtë të shtunë me fillim në ora 13, në Fushën me bari sintetik “Tahir Vokshi” afër Pejës.
Do të përballen i fundit me të dytin në tabelë. Drita edhe sivjet mëton kreun e tabelës, derisa Besa do të ketë punë të vështirë për të ruajtur statusin e anëtarit të Superligës së Kosovës në Futboll.
Shkaku i pandemisë, ndeshja do të zhvillohet pa praninë e shikueseve.