Futboll

Juniorët e Gjilanit bindshëm të parët

Juniorët e Gjilanit bindshëm janë në pozitën e parë dhe në bazë të lojërave që po tregojnë në këtë kampionat ata sigurt po e mbajnë këtë pozitë.

Refik Rexhepaj, kryetrajner, me punën e tij të palodhshme ka krijuar një ekip të mirë e të qëndrueshëm, që nuk njeh kundërshtar as në Gjilan e as jashtë Gjilanit, duke shënuar fitore bindëse.

Së fundi juniorët e Gjilanit kanë shënuar fitore si mysafirë në Prishtinë, duke e mposhtur ekipin e 2 Korrikut me rezultat 4:1.

Tashti KF Gjilani radhitet i pari në tabelë me 50 pikë të tubuara, duke arritur 16 fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje me goldallim 63 me 20 apo plus 43 gola.

Tashti, Gjilani ka 14 pikë më shumë se sa i dyti në tabelë, Fushë Kosova, e cila ka mbledhur 36 pikë.

You Might Also Like