Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Vitisë, Sokol Haliti.
“Me dhembje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të aktivistit të madh Profesor Sabit Alidema.
Sabiti do të kujtohet gjithmonë si punëtor i madh i arsimit vitias, humanitar,institucionalist,letrar dhe politik por edhe si organizator i shumë aktiviteteve tjera të cilat lidhen kryesisht me letërsinë shqipe.
Me këtë rast dua të shpreh ngushëllime familjes së Sabitit miqve,farefisit dhe anëtarëve të Shoqatës së shkrimtarëve “Ramadan Musliu “në Viti,anëtar i së cilës ishte i ndjeri. I lehtë të qoftë dheu”, ka shkruar Haliti.
“LAMTUMIRË KOLEGU DHE MIKU, SABIT ALIDEMA TELEGRAM NGUSHLLIMI- Sot, në ditën e 11 nëntorit, 2023 morëm lajmin e trishtuar për shkuarjen nga kjo botë të intelektualit, shkrimtarit, politikanit, kolegut dhe mikut të shtrejtë Prof. Sabit Alidema. Padyshim, se kjo dhimbje e madhe shoqërohët me krenarinë, sepse kishim një kolegë polietrik i cili ka kantribuar në shumë fusha të jetës (Arsim, shëndetësi, punën krijuese, sepse la pas vete një bagazh të madhë librash). Miku, Sabit Alidema tërë jetën ishte i përkushtuar arsimit dhe edukimit të kombit të tij. Ka bartur mbi supet e tija shumë përgjegjësi shoqërore: Disa mandate drejtor i shkollës,, Halil Alidema në Pozhoran, udhëheqës i shëndetësisë në Viti, Kryetar i LS të komunës në Viti, themeluas dhe kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe krijuesve “Ramadan Musliu” në Viti dhe aktivite të tjera. Sabit Alidema do mbahet në mend gjatë, si njeri i matur, intelektual dhe me peshë të fjalës, në të gjitha etapat e jetës, sepse kishte rrëbeshe të shumta politike të kombit tonë. Ai, çdo herë ishte përafrues dhe me vizion për të ardhmën edhe kur humbshin shpresat,ai gjente fuqi për qëndresë. Ne, kolegët e përditshmërisë kemi humbur një kolegë të sinqertë dhe përplot me humor dhe disponim. Shkrimtari, Sabit Alidema do ti mungo shumë letrave shqipe. Në fund kolegu Sabit të qoftë i leht dheu i Dardanisë Ilire që shumë e dashte. Ju, zonja Fatime ngushllime dhe ju vajza, djali Arben, nipa dhe mbesa, ngushllime”, thuhet në telegramin e profesor Nazif Laçit.