Gjilan

Kanë filluar punimet në rrugën “Adem Jashari” faza e dytë nga Xhamia e Madhe deri te medreseja

Janë rikthyer punimet në fazën e dytë për ndërtimin e rrugës “Adem Jashari” në Gjilan apo njërës ndër rrugët kryesore të qytetit pas përmirësimit të temperaturave.

Tani më punimet janë rikthyer nga Xhamia e Medresesë deri te Xhamia e Madhe me një gjatësi rreth 400 metra, pas përfundimit të fazës së parë nga Universiteti i Gjilanit deri te Xhamia e Medresesë me gjatësi prej 400 metrash.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tregon se kanë filluar punimet në rrugën “Adem Jashari”.

Ai ka thënë se për këtë projekt janë zhvilluar edhe biseda me qytetarët dhe sipërmarrësit e kësaj zone.

“248 mijë euro kosto dhe rreth 800 metra gjatësi janë shifrat për projektin e rrugës “Adem Jashari”, tha Alban Hyseni.

I pari i komunës, tregon se do të jetë rruga e re për automjete, trotuar i asfaltuar dhe i përshtatshëm për këmbësorët, rreth 80 vende parkimi përgjatë gjithë rrugës, si dhe pemë dekorative.

Gjatë realizmit të punimeve rruga nuk do të jetë e mbyllur tërësisht, por vetëm njëra korsi.

You Might Also Like