Sportet luftarake

Karateisti Narti Klaiqi do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror

Në Venedik, qytetin e bukur të Italisë do të mbahet kampionati Botëror i Karatesë për gjeneratat kadetë, juniorë dhe grupmoshën U21 (ËKF ËORLD CHAMPIONSHIPS FOR CADETS, JUNIOR AND U21-2024 VENICE, ITALI) e në ekipin që do t’a përfaqësojë Kosovën është edhe shpresa e madhe e karatesë kosovate dhe kampioni Nart KLaiqi, i cili  së bashku me reprezentacionin e Kosovës është nisur për Kampionatin Botëror.

Klubi i tij, para nisjes i ka uruar shumë suksese dhe një përfaqësim dinjitoz të shtetit tonë Narti Klaiqit dhe të gjithë reprezentuesve të tjerë.

Një falënderim i veçant ka shkuar edhe për ata që me mjete financiare e mundësuan shkuarjen e kampionit në Kampionatin Botëror e këta janë Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Shpk Agmia Center nga Gjilani.

Vetë Narti Klaiqi, ka theksuar se do të mundohet që të jap maksimumin në këtë garë të madhe të karatesë, për të cilin bashkë me stafin e trajnerëve është përgatitur si është më së miri dhe ai beson se do t’a arsyetojë besimin e dhënë.

Ndryshe, Narti pos që është një karateist i shkëlqyer, ai është edhe një futbollist tejet i talentuar, ngase ai luan për FC Drita, grupmoshat U16 dhe paralelisht pos garave të karatesë, ai është edhe futbollist i shkëlqyer, duke dëshmuar se është një sportist i gjithanëshëm, i talentuar dhe shumë punëtorë. Të gjithë i dëshirojnë suksese Nartit. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like