Klubi i Basketbollit Drita nga Gjilani, ka shënuar një fitore të vlefshme në udhëtim duke e mposhtur ekipin KB Prishtina e re me rezultat 64:54.
Djelmoshat që udhëhiqen nga kryetrajneri Arben Bislimi me angazhim maksimal që nga fillimi lojës e deri në sekondën e fundit dhanë çdo gjë nga vetja për t’i shkaktuar humbjen ekipit shumë të mirë Prishtina e Re ku në radhët e tyre ishte edhe një lojtar i Sigal Prishtinës.
“Loja jonë ekipore solli deri tek fitorja ku të gjithë lojtarë u aktivizuan në lojë”, tha kryetrajneri Arben Bislimi. Në këtë ndeshje vlen për t’u veçuar fundori Besfort Fazliu që në këtë përballje shënoi 31 pikë ku veçohen shtatë trepikëshat, ë të cilën edhe skuadra gatë tërë lojës e mbajti këtë rezultat. Prishtina Re 54-64 KB DRITA. Në xhiron e ardshme KB Drita luan në shtëpi dhe pret ekipin nga kryeqendra New Born Prishtina.