Gjilan

Këshilltari i VV-së i infektuar me covid19

Arianit Sadiku, këshilltar i VV-së në Asamblenë Komunale të Gjilanit është infektuar me covid19. Këtë e ka bërë të ditur vetë këshilltari Sadiku, i cili në faqen e tij në facebook ka shkruar:

 

Pas disa simptomave dhe dyshimeve se mund të jem i infektuar, i jam nështruar testimit për Covid 19 dhe kam rezultuar pozitiv.

Jam vetizoluar dhe nuk kam simptoma të theksuara, pos kollitjes së herëpashershme dhe dhimbje fyti.

Ju bëjë thirrje të keni kujdes secili dhe t’i respektoni masat e rekomanduara nga IKSHPK-ja. Përdorimi i maskave, respektimi i distancës sociale dhe mbajtja e higjienës janë thelbësore, nëse duam ta mundim këtë virus që çdo ditë e më shumë po prek qytetarët tanë.

Aq më tepër tani kur po përballemi me keqmenaxhim qeveritar dhe me një situatë të pakontrolluar.

You Might Also Like