Futboll

Këta janë gjyqtarët e ndeshjeve Ferizaj-Gjilani dhe Drita-Flamurtari

Këtë fundjavë ndeshjet e tyre do të zhvillojnë dy ekipet gjilanase, Gjilani dhe Drita. Gjilani që humbi 1:4 në ballafaqim me Trepçën ’89 në Mitrovicë, serish ndeshjen e vet do t’a zhvillojë si mysafir, kësaj radhe në ballafaqim me Ferizajn, që kishte mundur Dritën në Gjilan me rezultat 1:0.

Janë përcaktuar edhe gjyqtarët për ndeshjen Ferizaj Gjilani. Visar Kastrati do të jetë gjyqtari kryesor, i cili do të asistohet nga Alban Ejupi dhe Safet Berisha. Gjyqtar i katërt do të jetë Fatmir Tahiri, kurse vëzhgues i gjyqtarëve Zenel Qorraj e delegatë do të jenë Bajram Krasniqi e Rexhep Fona. Ndeshja do të zhvillohet të shtunën.

Të dielën do të zhvillohet ndeshja Drita – Flamurtari dhe Drita do të mëtojë që të përmirësojë lëshimin që pati në fushë të vet, kur u mposht nga Ferizaj.

Këtë ndeshje do t’a drejtojë Dardan Qaka me ndihmësit Gëzim Mehmeti dhe Bekim Rama. Gjyqtari i katërt do të jetë Bardh Ajeti, vëzhgues i gjyqtarëve Idriz Kelmendi, kurse delagatë Ali Shehu, Bashkim Radogoshi.

You Might Also Like