Rezultatet e mira që i ka arritur KF Vllaznia nga Pozhorani, përpos që në fushën e blertë po i bëjnë krenarë adhuruesit e tyre më të flaktë “Tigrat”, po ndikojnë që klubit t’i ofrohen edhe më shumë dashamirë.
Kështu, KF Vllaznia nga Pozharani i janë bashkuar edhe tre sponsorë të rinj, që njëherit janë edhe miq të klubit dhe të cilët janë zotuar se do t’a ndihmojnë këtë ekip në synimet për t’u ngjitur sa më lart në tabelë. Nikollë Jakovi, pronar i ndërmarrjes “Euro Metal”, Lulëzim Gashi pronar i ndërmarrjes “Gashi” dhe “Trèsor” me pronar Ardian Kurteshi do të jenë në përkrahje të Vllaznisë së Pozharanit.
Ekipi që drejtohet nga Sallah Sherifi për momentin mbanë pozitën e dytë, e cila siguron inkuadrim të drejtpërdrejtë në Superligën e Kosovës në Futboll, pozitë të cilën KF Vllaznia do të mundohet që t’a ruaj deri në fund të kampionatit, për të bërë historinë.