Klubi i Xhudos “Gjilani” po i zhvillon përgatitjet intensive për Turneun Ndërkombëtar të Xhudos që do mbahet në Kotorr të Malit të Zi.
Siç ka theksuar Esat Selimi, trajner dhe udhëheqës në këtë klub, xhudistët gjilanas nuk po kursejnë mund të djersë dhe me të drejtë presin që të sjellin medalje nga ky turne i njohur i xhudos.
Edhe kryetrajneri Ibrahim Hasani thekson se këtyre ditëve kanë punuar shumë me qëllim që në Turneun e Kotorrit të kenë paraqitje sa më dinjitoze. Hasani tha se gëzon fakti se shumë të rinj e të reja po i bashkangjiten këtij sporti, që është më meritori për rritjen e imazhit të Kosovës në botë. Ai ka shfrytëzuar rastin që të ftojë të rinjtë të regjistrohen në këtë sport dhe se për ta dyert janë të hapura dhe që një ditë edhe ata të ndjekin rrugën e Majlindës, Distrisë, Norës, Akilit, Dritonit dhe shumë xhudistëve të njohur kosovarë.
Xhudistët e këtij klubi kohëve të fundit kanë treguar rezultate të mira nga turne të ndryshëm dhe në gjirin e saj ka garues të shkëlqyeshëm, andaj me të drejtë priten rezultate të mira. /kryelajmi.com/.