SPORTI

Kolegji “Don Bosko” shumë i suksesshëm në badminton

 

Me datën 17 dhe 18 Prill 2021 në SHFMU “Dardania” në Pejë u zhvilluan garat e Kampionatit të Kosovës në Badminton për kategorinë ÇIFTE (Double) U- 11, U- 13 , U-15, U-17, U-19 dhe Senior Pjesëmarrës në ketë garë ishin mbi 100 garues, andaj nxënësit e Kolegjit Don Bosko nga Gjilani në konkurrencën e vajzave dhe djemve në Kategorinë U-13 triumfuan: VENDI I PARË: Ledion Rashiti dhe Rexhep Mustafa Vendi dytë: Ebuel Salihu dhe Esamuel Zefi Vajzat Vendi i dytë Adeal Kulla dhe Merita Mustafa Në kategorin U-15 Vendi i tretë Jon Esati dhe Gent Aron Ibrahimi

U-17,dhe Seniore triumfuan: VENDI I PARË: Djemtë Atlantik Ukshini dhe Fion Kastrati Vend i Parë Vajzat: Valëza Maloku dhe Fijona Mustafa dhe Vendi i parë: Vajzat Seniore Olsa Zymberi dhe Eriola Mustafa.

E falenderoj kryetarin e klubit ” Dardania” z. Agron Sheremeti Mësimdhënësit gjitha ekipet pjesmarëse dhe Menagjmentin e shkollës për kujdesin dhe kushtet e ofruara.

Vlen të theksohet se Badmintoni në Kosovë ka ngritje pasi që lojtarët po tregojnë performancë të mirë në të gjitha kategoritë si në ato individuale ashtu edhe qift dhe Miks ku badmintonistët Gjilanas ngadhënjyen me 4 Trofe në Nivel të Kosovës. Sipas Blerim Sylejmanit, i cili është njëri nga themeluesit e klubit i falënderohet në radhë nxënësit të cilët i kanalizoj në ketë sport që sapo lindi në Kosovë dhe po tregojnë rezultate të shkëlqyeshme, Stafin e kolegjit “Don Bosko” me drejtor Don Oscar Touscano dhe ish drejtorin Don Domenik Skender Qerimi, për mbështetje si dhe Federatën e Badmintonit në krye me presidentin Lulzim Haziri për mbështetjen e vazhdueshme dhe masovizimin e Badmintonit në Kosovë. kryelajmi.com

You Might Also Like