Sot me datën 17.04.2024 në orët e paradites Kapiten Florim Klaiq komandant i stacionit policor ne Kamenicë me stafin e tij ka prit në takim pune një ekip për qështje Civile në situata emergjente nga FSK-ja .
Qëllimi i këtij takimi është bashkëpunim i vazhdueshëm për ngritjen e njohurive në reagime të shpejta në situata emergjente.
Gjatë këtij takimi përveç tjerash, u diskutuan tema të ndryshme që ndërlidhen me fushën e sigurisë si dhe të vazhdimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes Policisë së Kosovës dhe FSK-së, veçantë në raste emergjente.
Po ashtu janë shkëmbyem njohurit dhe përvojat në rast të situatave e fatkeqësive natyrore dhe reagimet e nevojshme.
Kapiten Klaiqi ka falënderuar ekipin e FSK-së për angazhimin e tyre në mbështetje të Policisë së Kosovës duke e cilësuar si një ndihmë të rëndësishme angazhimin në situata emergjente eventuale.