Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), ka mbajtur sot mbledhjen e parë për këtë vit. Me këtë rast kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi i njoftoj të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të nxjerrë nga mbledhja e fundit të Kuvendit Komunal, duke bërë me dije se për pjesën më të madhe të vendimeve është bërë vlerësimi i ligjshmërisë.
Ndërkaq në fillim të këtij takimi para aprovimit të rendit të ditës anëtarë e KPF-së fillimisht ngritën çështje të ndryshme në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë për të cilën kryesisht u interesua zv. kryetari i komunës, Hasan Aliu.
Me pas u shqyrtuan dhe u votuan me shumicë votash këto pika:
Propozim vendimi për caktimin e orarit të mbajtjes së takimeve te kuvendit te komunës së Vitisë për vitin 2024.
Propozim vendimi për caktimin e komisionit vlerësues për shqyrtimin e dokumentacioneve për vendosjen e bizneseve në Parkun Industrial në Budrikw tw Epërme.
Propozim vendimi për aprovimin e Planit te Punës te Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për vitin 2024.
Propozim vendimi për këmbimin e pronës se paluajtshme komunale me pronat e paluajtshme ne pronësi te pronareve Kadri (Bislim) Emerilahu dhe Agron (Ahmet) Ahmeti.
Propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit për miratimin e Planit të Integritetit 2023-2026 të Komunës se Vitisë, vendimi me nr. 01-110/05-163, i datës 01-03-2023.
Gjithashtu u dhanë edhe dy informata si: Informatë mbi punën e kuvendit komunal dhe komiteteve funksionale për periudhën Janar – Dhjetor 2023. Informatë mbi punën e komitetit për komunitete te komunës së Vitisë për periudhën Janar – Dhjetor 2023. Informate për zbatimin e planit te KKSB-së për vitin 2023. Ndërkaq jashtë rendit të ditës u votua edhe propozim vendimi për ndryshimin e vendimit për Planin Zhvillimor Komunal 2023-2031.Aziz Zuka