Gjilan

Komuna e Gjilanit solidarizohet me atë të Pejës dhe është e gatshme të ofrojë mbështetje

Jam i tronditur nga tragjedia që ndodhi mbrëmë në qytetin e Pejës, si pasojë e vërshimeve të mëdha, ku pati edhe humbje jetësh.
Në këto kohëra të vështira, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për të gjitha ato familje që u prekën nga kjo tragjedi.
Komuna e Gjilanit solidarizohet me komunën e Pejës dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetjen tonë për tejkalimin e kësaj situate.
Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit

You Might Also Like