Me qëllim të eliminimit të deponive ilegale dhe krijimit të një mjedisi sa më të pastër, Komuna e Vitisë , ka ndërmarrë sot një aksion për largimin e deponive të tilla, aksioni i parë I këtij lloji është ndërmarrë në hyrje të Pozharanit përgjatë rrugës Pozharan-Viti. Këtij aksioni i ka prirë kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtoritë komunale por edhe kompanitë e pastrimit që operojnë në Viti.
Me këtë rast nga vendi I ngjarjës ku ka filluar ky aksion për pastrim dhe mbrojtje të ambientit,Kryetari Haliti, bëri me dije se kjo komunë e ka shpallë vitin 2018, vit të ambientit dhe shtoj se gjatë këtij viti do të ketë aksioni të shumta ambientale.Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë këtij aktiviteti të pastrimit dhe largimit të kësaj deponie ilegale ku persona të pandërgjegjëshëm kanë “krijuar” një deponi të“eger” ndër tjerash fol për angazhimin e kësaj komune për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm.
“Ndonëse deri më tani kemi punuar shumë në krijimin e hapësirave të gjelbërta dhe të pastra për qytetarët, ne edhe gjatë këtij viti mbesim të përkushtuar për largimin e deponive ilegale të mbeturinave. Kjo bëhet me qëllimin më të mirë që të kemi mjedise më të pastërta dhe të shëndetshme për gjithë qytetarët e komunës sonë”, u shpreh kryetari Haliti.
Ai u zotua se Komuna e Vitisë, do të merr masa ligjore ndaj atyre që ndotin ambientin. Ai gjithashtu ju bëri thirrje qytetarëve që të ju bashkangjitën këtyre aksione por të raportojnë edhe ndotësit e tyre në organet përkatëse. Kurse Skender Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit në Viti, bëri me dije se inspektori i ambientit në vazhdimësi është në terren për të intervenuar në raste të hedhjes së mbeturinave. Ai shtoj se në këtë drejtim ata bashkëpunojnë edhe me Policinë e Kosovës, por kërkojë edhe bashkëpunimin e qytetarëve të cilët hasin në hedhje të mbeturinave të raportojnë qoftë edhe me vetëm një fotografi në Drejtorinë e Inspekcionit duke u zotuar se rastet e tilla do të procedohen tutje në Gjykatë.Aziz Zuka