Gjilan

Konvikti i Gjilanit përfiton donacion nga mbrëmja humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”

 

Gjilan, 17 janar  2019 – Konvikti i nxënësve dhe studentëve të Gjilanit ka përfituar sot donacion nga Këshilli i Bashkësisë Islame 1 mijë kilogramë mish, i cili ka ardhur pas premtimit në mbrëmjen humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”

 

Donacionin zyrtarisht e kanë konfirmuar sot kryetarit Lutfi Haziri dhe kryetari i KBI në Gjilan, Naim Aliu, gjatë vizitës atje.

 

“Afro 100 mijë euro i kemi të deklaruara për mbështetje ndaj studentëve në mbrëmjen humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”, por ne e kemi edhe Fondin e Ekslelencës të Komunës si shtesë. Prandaj, në kuadër të kësaj, KBI në Gjilan e mbështetë konviktin për çka e falënderojmë shumë. Mbështetja ndaj studentëve do të jetë jashtëzakonisht e madhe, në veçanti ndaj femrave”, ka thënë kryetari Haziri.

 

Kryetari i KBI në Gjilan, Naim Aliu, ka thënë se ndihet mirë që po e mbështetë konviktin, duke konfirmuar që edhe në të ardhmen do t’u dalë në ndihmë në përputhje me kërkesat e tyre.

 

Ndërkaq, drejtori i konvikit, Nijazi Hyseni, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e vazhdueshme ndaj tyre, sikurse edhe Këshillin e Bashkësisë Islame për donacionin.

 

You Might Also Like