Shteti i Kosovës ka patur një moment historik me datën 16 maj, kur u shënua hapja zyrtare dhe themelimi i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri. Eventi i ceremonisë së themelimit u mbajt me sukses dhe morën pjesë qindra pjesëmarrës të ndryshëm, duke filluar nga Presidentja e Kosovës zonja Vjosa Osmani-Sadriu, Kryeministri i Kosovës zoteri Albin Kurti, Eurodeputeti zoteri Lukas Mandl, ambasadorë të vendeve të ndryshme, ministra, deputetë, kryetar të komunave, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, myftiu i Kosovës, përfaqësues të bizneseve, akademia politike e Vjenës në krye me Anëtaren e Parlamentit Austriak zonjen Bettina Rausch, përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësues të mediave etj. Në këtë ceremoni të rëndësishme, një figurë e shquar u prezantua si themelues dhe President i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, Avokati Arsim Vranovci. Ai u prit me entuziazëm dhe mbështetje të madhe nga të gjithë pjesëmarrësit, duke treguar se ka një reputacion të fortë dhe qëndrueshmëri në fushën e tij të veprimtarisë. Avokati Arsim Vranovci është një lider i njohur nga Anamorava dhe ka pasur një rol të rëndësishëm në të gjithë Kosovën. Veprimtaria e tij si avokat dhe angazhimi në fushën e të drejtave të njeriut i ka fituar respektin dhe admirimin e shumë individëve. Ai ka punuar me përkushtim për të ndihmuar ata që kanë pasur nevojë për mbrojtje ligjore dhe është një zë i fortë për drejtësi dhe barazi në shoqëri. Me themelimin e Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, Avokati Arsim Vranovci ka për qëllim të forcojë lidhjet ndërmjet dy vendeve dhe të promovojë bashkëpunimin në fusha të ndryshme, duke filluar nga ekonomia, arsimi, kultura, promovimi i investimeve dhe turizmi. Vranovci synon të krijojë një platformë për shkëmbim të ideve dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një marrëdhënie të ngushtë miqësie dhe bashkëpunimi. Pjesëmarrja e personaliteteve të rëndësishme në ceremoninë e themelimit tregon rëndësinë e kësaj shoqate dhe angazhimit të tyre në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Ata shprehën mbështetjen e tyre për iniciativën e Avokatit Arsim Vranovci dhe u inkurajuan që të punojnë së bashku për të arritur qëllimet e përbashkëta.